Formula 1 / Nisi pushimet, por vlon merkatoja e pilotëve për sezonin e ri

Share Button

AlbanianSport.com 10/07/2019 20:15

ASNN – Edhe Formula 1 ka hyrë në fazën e saj të nxehtë të merkatos. Disa pilotë e kanë të konfirmuar qëndrimin në skuadrat e tyre deri në 2020, sipas kontratës, ndërsa mbeten të hapura mundësitë për 2021. Do të ketë lëvizje apo jo, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, kur edhe do të fillojnë pushimet verore të Botërorit të Formulës 1. Thashethemet rreth merkatos së pilotëve në Formula 1 kanë nisur. Pas garës së Silverston do të ketë shumë kontrata që do të mbyllen për vitin 2020.

Ndërsa mbeten të hapura mundësitë për vitin 2021, kur të gjitha kontratat janë të hapura, pasi asnjë pilot nuk ka kontratë për atë vit. kështu te “Red Bull” po mendohet një zëvendësues për Gaslinë, ndërsa Verstapeni është i sigurt. Të paktën deri në vitin 2020. Nuk ka shumë alternativa në fakt, pasi Kviat dhe Albon nuk janë ende të përgatitur për një makinë pretendente për titull. Një mundësi mund të jetë Esteban Okoni. Sa për “Ferrari”-n dhe Fetelin, faktet kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Gjermani thotë se ai është ende i lumtur me makinën e kuqe e ka një kontratë deri në 2020. Pas kësaj date, 3 herë “kampioni” i botës në Formula 1 do të jetë i lirë dhe do të jetë në dorë të tij nëse do të vazhdojë apo do të largohet nga skuadra italiane. Në “Maranelo” duket se kanë vënë një bast të madh për të ardhmen, në trajtën e pilotit tjetër, Sharl Lëklerk. Tek “Mercedes”-i, Valteri Botas nuk është konfirmuar ende, por në skuadër kanë gjithnjë si mundësi Okonin,

Alonso, një emër shumë i njohur në Formula 1, e ka bërë të qartë tashmë se nuk do të kthehet më aty, nëse nuk bëhet fjalë për një makinë interesante dhe konkurruese. Avantazhi i tij në vitin 2020 do të jetë se ai nuk do të ketë kontratë. Pra pilotë të konfirmuar deri tani janë: Sebastian Feteli dhe Sharl Lëklerku tek “Ferrari”, Maks Verstapeni tek “Red Bull”-i, Karlos Sainzi dhe Nando Norrisi tek “McLaren”-i, Daniel Riçiardo tek “Renault” dhe Kimi Raikoneni tek “Alfa Romeo”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh