AlbanianSport.com 24/03/2019 10:40
ASNN – Mik Shumaker në gjurmët e Mikael: Nuk trembem, përkundrazi,dua po aq sukses sa babai. Djali i Mikael Shumakerit, Mik, ka dhënë një prononcim video për mediat duke konfirmuar se ndihet mirë dhe është gati të shkruajë një kapitull të ri suksesi në Formula 2.
Ai thotë se nuk ndikohet nga fama e babait të tij dhe sukseset që i ka arritur me “Ferrarin”, madje beson se mund të fiksojë një karrierë të tijën plot suksese. “Krahasimi me babain nuk më rëndon dhe asnjëherë nuk ka qenë një problem për mua”, – shprehet djali i 7 herë kampionit të botës, Majkëll Shumaker.
“Sidoqoftë, është nder për mua të krahasohesh me sportistin më të mirë në historinë e Formula 1, – ka vijuar ai. – Qëllimi im është të përmirësohem dhe të kërkoj të mësoj sa më shumë që të arrij përsosmërinë. Kam punuar shumë gjatë gjithë dimrit dhe ndihem në 110% të kapacitetit tim.”
“Ndërkohë, mund të them se ndihem tej mase i motivuar. Po përgatitem për sfidat e reja dhe ndihem i përkushtuar për të bërë më të mirën. Edhe moralisht jam në formë dhe pres një sezon të madh”, – përfundoi Mik Shumakeri. Siç dihet, djali i legjendës së Formula 1 është pjesë e akademisë së “Ferrarit” që nga muaji janar.
Kjo është përsëritje e historisë, megjithëse ende Mik është i ri dhe nuk i është dhënë përgjegjësia në Formula 1.