Formula 1 / “Mercedes”-i prenoton vijën e parë të nisjes në Montekarlo

Share Button

AlbanianSport.com 25/05/2019 19:15

ASNN – Ljuis Hemiltoni do të niset i pari në Çmimin e Madh të Montekarlos. Piloti britanik i “Mercedes”-it ka vendosur kohën rekord në sesionin e fundit të provave zyrtare. Nga vendi i dytë niset shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas, i 3-ti, Verstapeni dhe, i katërti, Feteli. Nisje nga vendi i parë për Ljuis Hemilton në Çmimin e Madh të Principatës.

Piloti britanik i “Mercedes”-it vendos kohën rekord me 1 minutë, 10 sekonda e 166 të mijëtat, në sesionin e fundit të provave zyrtare duke bërë që të niset i pari në garën e së dielës. Për të kjo është nisja nga vendi i parë për herë të 85-të dhe i 98-ti për “Mercedesin” në Botërorët e Formulës 1. Provat zyrtare të garës së 6-të të Botërorit të Formula 1, asaj të Montekarlos, pistë qytetase, ka nisur me një klip kushtuar legjendës së Formula 1, Niki Lauda, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ato i ka ndjekur edhe Princi i Monakos, Alberti i II-të. Ashtu si edhe në 5 garat e mëparshme, “Ferrari”, edhe këtu në Montekarlo ka bërë gafën e radhës. Lëklërku nuk arrin të kualifikohet në sesionin e dytë të provave zyrtare. Piloti nga Montekarlo ishte jashtë makinës së tij kur ka kuptuar se nuk është kualifikuar për në sesionin e dytë të provave.

Fytyra serioze te “Ferrari”, për këtë situatë aspak të mirë të krijuar. Gabim fatal i tyre teksa e kanë lënë në garazh pilotin vendas, duke menduar se ishte i sigurt se do të kualifikohej për më tej me kohën e dhënë. Por ka ndodhur e kundërta. Strategji krejtësisht e gabuar e skuadrës së kuqe. I zhgënjyer ka qenë vetë Lëklërku, pikërisht në pistën e shtëpisë së vet, ku mendonte të bënte surprizën.

Për rrjedhojë, do të niset nga vendi i 15-të. Ndërkohë që, në një pistë ku parakalimi është tabu, “Mercedes” i ka të dy makinat e saj në vijën e parë të nisjes, me Hemiltonin të parin e Botasin të dytin. Në vend të 3-të, Verstapeni, ndërsa nga vetëm vendi i katërt për Fetelin dhe “Ferrarin” e tij, që ka gabuar në kthesën nr. 12, gjë që i ka kushtuar shumë në renditje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh