Formula 1 / Ljuis Hemilton triumfon edhe në Singapor, thellon kryesimin

Share Button

AlbanianSport.com 16/09/2018 19:35

ASNN – Gara e 16-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, asaj që u zhvillua në pistën e Singaporit, u fitua nga Ljuis Hemilton. Në fakt, për të dytën garë radhazi, britaniku ka fituar një garë të cilën ai nuk pritej ta fitonte. Pasi ia kishte rrëmbyer nën hundë “Ferrari”-t Çmimin e Madh të Italisë, pilot i “Mercedes”-it dhuroi një tjetër paraqitje dominuese në Singapor, duke mposhtur sfidën e “Red Bull”-it të Maks Verstapenit dhe duke e rritur hendekun që e ndan në krye të renditjes nga ndjekësi më i afërt, Sebastian Feteli, i cili nuk shkoi dot më larg se vend ii 3-të.

Një aksident që në nisje të saj, një parakalim i zgjuar pak para daljes së në pistë të makinës së sigurisë, një strategji e gabuar e “Ferrari”-t dhe një strategji e zgjuar dhe e mirëllogaritur e “Red Bull”-it dhe, më pas, gjithçka përfundoi praktikisht ashtu siç nisi. Kjo do të ishte me pak fjalë përmbledhja e garës së 16-të të këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, asaj që u zhvillua në pistën e “Marina Bej” dhe u fitua nga Ljuis Hemilton. Në fakt, për të dytën garë radhazi, britaniku ka fituar një garë të cilën ai nuk pritej ta fitonte.

Pasi ia kishte rrëmbyer nën hundë “Ferrari”-t Çmimin e Madh të Italisë, pilot i “Mercedes”-it dhuroi një tjetër paraqitje dominuese në Singapor, duke mposhtur sfidën e “Red Bull”-it të Maks Verstapenit dhe duke e rritur hendekun që e ndan në krye të renditjes nga ndjekësi më i afërt, Sebastian Feteli, i cili nuk shkoi dot më larg se vend ii 3-të. Nën ndriçimin e 1,771 llambave elektrike të pistës së kësaj gare, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, kampioni në fuqi i botës e shfrytëzoi me mjaft efektshmëri nisjen nga vend i parë.

Ndërsa brenda 3 kthesash, dy makinat e “Force India”-s u përplasën me njëra-tjetrën dhe Esteban Okoni e mbylli aty garën. Dhe me Fetelin që i vjedh vendin e dytë Verstapenit para futjes në garë të makinës së sigurisë. Por vendimi i “Ferrari”-t për ta thirrur gjermanin për një ndërrim gomash në xhiron e 14-të, rezultoi i gabuar, pasi Feteli jo vetëm që nuk arriti t’i afrohej Hemiltonit, por humbi edhe vendin e dytë kundrejt holandezit të “Red Bull”-it.

Dhe pavarsisht një përpjekjeje të Verstapenit për t’i rrëmbyer britanikut të “Mercedes”-it vendin e pare gjatë parakalimit të makinave më të ngadalta, Hemiltoni korri fitoren e 69-të në karrierë, duke marrë 25 pikë kundrejt 15 pikëve të Fetelit dhe duke e çuar në plot 40 pikë epërsinë në krye të renditjes së pilotëve. Pas gjermani të “Ferrari”-t, 10-shen e të parëve e plotësoi Valteri Botas, Kimi Raikonen, Daniel Riçiardo, Fernando Alonso, Karlos Sainz, Sharl Lëklërk dhe Niko Hulkenberg.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh