AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45
ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni ndjehet “në qiellin e shtatë”, teksa nuk e fsheh se, për të, ardhja te “Ferrari” është një ëndërr e realizuar. Në fakt, kalimi i bujshëm i pilotit britanik tek “Ferrari” ishte titulli kryesor në çdo media sportive. Në moshën 40-vjeçare, ai përmbushi ëndrrën, duke nënshkruar për “Skuderinë” e kuqe italiane, në atë që ishte një ngjarje historike.
“Duke ngarë një “Ferrari”, unë realizoj ëndrrën e fëmijërisë, – ka deklaruar britaniku. -Ndihem jashtëzakonisht me fat, pasi kam arritur rezultate me “Mercedes”-i që vetëm mund t’i ëndërroja dhe tashmë jam te “Ferrari”. Jam jashtëzakonisht krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe jam shumë mirënjohës për punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithëve me të cilët kam punuar gjatë këtyre viteve.”
“Unë gjithashtu duhet të ndaj vlerësimin tim të madh me të gjithë bordin e drejtorëve të “Mercedes Benz”-it dhe me të gjithë anëtarët e kompanisë në Gjermani dhe në mbarë botën që më kanë mbështetur gjatë këtyre 26 viteve”, – ka shprehur ai mirënjohjen e tij. “Tashmë është koha për të bërë një ndryshim të madh dhe për të pranuar një sfidë të re”, – përfundoi Ljuis Hemiltoni.