AlbanianSport.com 26.10.2015 15:15
ASNN – Ljuis Hemilton u kurorëzua për herë të tretë kampion i botës në “Formula 1” të Kampionatit Botëror të Automobilizmit, pas një fitoreje mbresëlënëse të arritur të dielën në mbrëmje në garën e Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 30-vjeçari u bë i pari pilot britanik që fiton dy tituj radhazi dhe i pari që fiton 10 apo më tepër gara në dy sezone radhazi.
Ndonëse duhen edhe 3 gara deri në përfundim të këtij sezoni, “Formula 1” ka shpallur kampionin e ri dhe ai është britaniku Ljuis Hemilton, i cili mbron kështu titullin e fituar vjet dhe që është i treti për të në karrierë. Hemilton u kurorëzua për herë të tretë kampion i botës në automobilizëm, pas një fitoreje mbresëlënëse të arritur të dielën në mbrëmje në garën e Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shoku i tij i skuadrës, gjermani Niko Rosberg, i cili e nisi garën nga vendi i parë, e mbylli garën në vendin e dytë pasi bëri një gabim të kushtueshëm teksa kryesonte garën. Ndërkohë, piloti i Ferrarit, Sebastian Fetel, mori vendin e tretë, teksa mbërriti vetëm 5 të qindtat e sekondës pas bashkëatdhetarit të tij. Hemiltonit i duheshin 9 pikë epërsi për ta mundur Fetelin dhe vetëm 2 për ta lënë prapa Rosbergun.
Por përgjatë shumicës së garës, u duk se atij do t’i duhej të priste garën e Meksikës fundjavën e ardhshme për ta siguruar matematiksisht titullin. Ndonëse Rosberg e humbi kryesimin në nisje, duke vijuar ta marrë atë disa xhiro më vonë, gabimi i gjermanit 8 xhiro para fundit, teksa doli përkohësisht nga pista, i dha Hemiltonit mundësi të mbërrinte i pari në fishin dhe të merrte fitoren që e kurorëzoi “kampion”.
30-vjeçari u bë i pari pilot britanik që fiton dy tituj radhazi dhe i pari që fiton 10 apo më tepër gara në dy sezone radhazi.
Rezultatet e Çmimit të Madh në Ostin (SHBA)
1) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes 1h50’52”703
2) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes +2”8
3) S. Vetel (Gjermani) Ferrari +3”3
4) M. Verstapen (Holandë) Toro Roso +22”3
5) S. Perez (Meksikë) Forca India +24”4
6) K. Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso +30”6
7) Xh. Baton (Britani e Madhe) Mekklaren
8) P. Maldonado (Venezuelë) Lotus
9) F. Nasr (Brazil) Sauber
10) D. Riçiardo (Australi) Red Bull
11) F. Alonso (Spanjë) Mekklaren
12) A. Rosi (SHBA) Manor
Renditja e përgjithshme e Formula 1
1) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes 327 pikë
2) S. Vetel (Gjermani) Ferrari 251 pikë
3) N. Rosberg (Gjermani) Mercedes 247 pikë
4) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 123 pikë
5) V. Botas (Finlandë) Uilliams 111 pikë
6) F. Masa (Brazil) Uilliams 109 pikë
7) D. Kviat (Rusi) Red Bull 76 pikë
8) D. Riçiardo (Australi) Red Bull 74 pikë
9) S. Perez (Meksikë) Force India 64 pikë
10) M. Verstapen (Holandë) Reno 45 pikë
11) R.Grosjean (Francë) Lotus 44 pikë
12) N.Hulkenberg (Gjermani) Force India 38 pikë
13) F.Nasr (Brazil) Sauber 27 pikë
14) P.Maldonado (Venezuelë) Lotus 26 pikë
15) K.Sainz Junior (Spanjë) Toro Roso 20 pikë
Shënim: Buton 14 pikë, Alonso 11 pikë, Erikson 9 pikë
Renditja e përgjithshme e konstruktorëve
1) Mercedes 574 pikë
2) Ferrari 374 pikë
3) Uilliams 220 pikë
4) Red Bull 150 pikë
5) Force India 102 pikë
6) Lotus 70 pikë
7) Toro Roso 64 pikë
8) Sauber 36 pikë
9) Mekklaren 26 pikë