AlbanianSport.com 01.10.2016 09:45
ASNN – Ashtu sikurse ka ndodhur dhe në seksionin e parë të provave të lira të “Formula 1” edhe pasdite “Mercedes”-i është përsëri përpara “Ferrari”-t. Kjo ka ndodhur në pjesën e dytë të provave të lira në Çmimin e Madhe të Malajzisë.
Me kohën 1’34”944, Ljuis Hemiltoni parakalon shokun e skuadrës Rosberg, që e ka fiksuar kronometrin e tij në 1’35”177, që në fakt ishte më i shpejtë në seksionin e mëngjesit.
Kronometri i 3-të i ka takuar “Ferrari”-t të Fetelit, me 1’35”605, që është përpara Raikonenit, me 1’35”842. Koha e 5-të e provave të lira ishte për “Red Bull”-in e Verstapenit, me kohën 1’36”037.
Plotësojnë dhjetëshen e parë Perez me 1’36”337, Hulkenberg me 1’36”390, Baton me 1’36”716. Rregullisht në pistë dhe Magnuseni me kohën e 19-të, “Reno”-ja e të cilit në seksionin e parë të provave të lira mori zjarr.