AlbanianSport.com 26.03.2017 10:55
ASNN – Ljuis Hamilton, piloti i “Mercedes”-it, është fituesi në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë, që është dhe gara hapëse e Botërorit të vitit 2017. Britaniku ka lënë nga pas “Ferrari”-n e Fetelit dhe shokun e skuadrës, Botas. Koha e katërt më e shpejt i ka takuar Raikonenit.
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Verstapen, Groszhon, Masa, Sainz Zhunjor, Kviat dhe Riçiardo, protagonisti i një rrotullimi pa shumë probleme në fillimin e seancës së 3-të të provave zyrtare. Është eliminuar që në seancën e parë Antonio Xhiovinaxi i, huazuar nga “Ferrari” tek “Sauber”, për të zëvendësuar të dëmtuarin Verlein.
Italia kthehet pas 5 vjetësh e përfaqësuar bindshëm në Formula 1, kurse jashtë seancës së dytë kanë mbetur Alonso dhe Hulkenberg. Fituesi i vjetshëm në Melbërn ishte gjermani Niko Rosberg, kampioni i botës që u tërhoq nga Formula 1 vetëm një javë pas ngritjes së trofeut.