Formula 1 / Inspektimi i FIA-s: Një pistë afrikane, në kalendarin e 2023-shit

Share Button

AlbanianSport.com 20/07/2022 20:35

ASNN – Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vizituar së fundmi një kompleks në Afrikën e Jjugut, pasi pista në Kjalami mund të përfshihet në kalendarin e vitit 2023. Kjo u mësua pasi Një delegacion nga organizmi që qeveris automobilizmin botëror do të vizitojë pistën Kjalami për të vlerësuar nëse aty mund të bëhet një garë e Formulës 1.

Nëse pista e Afrikës së Jugut i plotëson kushtet ajo mund të përfshihet që në kalendarin e vitit 2023, plot 30 vjet pas mbajtjes për herë të fundit të një gare atje. Ndërkaq, mësohet se sezoni i Formulës 1 në të ardhmen mund të zgjerohet në 30 Çmime të Mëdha, me garat e reja të planifikuara në Las Vegas dhe Afrikë. Ka qenë kreu i Formulës 1, Stefano Domenikali, që ka konfirmuar për “Sky Sports” se ka gjasa shumë të mëdha që një gjë e tillë të ndodhë.

Kjo vjen për shkak të interesimit të madh në këtë sport. Ky sezon ka rekord prej 23 garave në kalendar, por ka spekulime se Vegasi mund të bashkohet në sezonin e ardhshëm.  Dhe Domenikali ka njoftuar se Ljuis Hemilton, Maks Verstapen dhe yjet e tjerë mund të fluturojnë edhe drejt Afrikës për të garuar atje. “Sin City”, për herë të fundit ka qenë organizator i një “Çmimi të Madh” në Formula 1, në vitin 1984, ndërsa Afrika e Jugut për herën e fundit organizoi garë në vitin 1993.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh