AlbanianSport.com 06/09/2019 17:55
ASNN – Ljuis Hemiltoni ka folur për të ardhmen e tij në prag të garës së Çmimit të Madh të Monzës. Piloti britanik ka ngrohur zemrat e shumë tifozëve italianë teksa është shprehur: “Nëse do të largohem nga “Mercedes”-i, “Ferrari” është një mundësi për të ardhmen time. Kësisoj, Ljuis Hemiltoni hap një pistë të re për të adhmen e tij. “E pse jo me rivalët, – thotë ai. – Ua kam prishur shumë herë festën tifozëve Italianë, por gjithsesi shumë prej tyre më pyesin se pse nuk vij te “Ferrari”.”
“Nuk e ka menduar, në fakt, por, nëse do të largohem nga “Mercedes”-i, “Ferrari”-i do të jetë me siguri një mundësi”, – pranon piloti anglez. Por menjëherë shton edhe se: “Sinqerisht, kur bëhesh pjesë e “Mercedes”-it, bëhesh pjesë e familjes për gjithë jetën, por, me kusht, nëse ti qëndron gjithnjë me ta.” Dy ditë para Çmimit të Madh të Monzës, 5 herë “kampioni i botës” vlerëson edhe dy pilotët aktualë të skuadrës kundërshtare, asaj italiane.
““Ferrari” ka dy pilotë të mëdhenj, e nuk besoj se për Lëklërkun do të jetë e vështirë të përsëritë suksesin e garës së kaluar, – thotë Hemiltoni, duke folur për garën e ardhshme. – Përkundrazi, mendoj se do të jetë më e lehtë për të, pas suksesit në Spa. Unë sigurisht që do të bëj të pamundurën për ta penguar edhe pse me këto goma që kemi mendoj se do të vuajmë pak. Koha është e paqëndrueshme e mund të na i vështirësojë gjërat.”
“Duhet të provojmë në pistë për të kuptuar më mirë gjendjen”, – ka thënë kryesuesi i renditjes për pilotë, në këtë botëror të Formula 1, Ljuis Hemiltoni.