AlbanianSport.com 17/10/2018 16:10
ASNN – Piloti i “Mercedesit” shijon një epërsi prej 67-pikësh ndaj Sebastian Fetelit, një hendek të cilin ai mjafton që ta thellojë me vetëm 8 pikë në Ostin, që të bëhet i 3-ti pilot në Formula 1 që fiton 5 tituj të kampionit të botës. Ljuis Hemiltoni mund ta sigurojë titullin e 5-të të kampionit të botës në Formula 1 që këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka disa mënyra sesi ai mund ta arrijë këtë.
Piloti i “Mercedesit” shijon një epërsi prej 67-pikësh ndaj Sebastian Fetelit, një hendek të cilin ai mjafton që ta thellojë me vetëm 8 pikë në Ostin, që të bëhet i 3-ti pilot në Formula 1 që fiton 5 tituj të kampionit të botës. Hemiltoni është në një vazhdë prej 4 fitoresh radhazi dhe një e 5-të në SHBA do të nënkuptonte që Feteli duhet të mbërrinte i dyti në finish që të mbetet ende në lojë, të paktën matematikisht.
Sidoqoftë, Hemiltoni mund ta mbyllë edhe i 6-ti të dielën dhe prapëseprapë mund të shpallet “kampion i botës”. Skenaret e mundshme janë:
Hemiltoni fiton garën dhe Feteli është i 3-ti apo më poshtë.
Hemiltoni renditet i dyti dhe Feteli është i 5-ti apo më poshtë.
Hemiltoni renditet i 3-ti dhe Feteli është i 7-ti apo më poshtë.
Hemiltoni renditet i 4-ti dhe Feteli është i 8-ti apo më poshtë.
Hemiltoni renditet i 5-ti dhe Feteli është i 9-ti apo më poshtë.
Hemiltoni renditet i 6-ti dhe Feteli nuk arrin të marrë pikë.
Përtej këtyre skenarëve, piloti britanik i skuadrës gjermane ka këmbëngulur se nuk ia lejon vetes të rrëmbehet nga vetëkënaqësia, sepse në lojë janë edhe 100 pikë të tjera deri në fund të sezonit. “Duhet të vazhdojmë të bëjmë punën që po bëjmë deri në flamurin e fundit të finishit të garës më të fundit”, – ka theksuar Hemiltoni.