AlbanianSport.com 20/07/2022 23:15
ASNN – Shtatë herë “kampioni i botës” flet për shokun e tij: “Skuadra bëri mirë që vuri bast për të”. “Ne po punojmë jashtëzakonisht mirë së bashku. Rasëll është një element super pozitiv, ai ka pasur një ndikim të mirë në mjedisin e punës dhe është fantastike ta shohësh atë të ketë sukses. Ai ka të gjitha cilësitë për ta bërë ekipin të suksesshëm.”
Kështu është shprehur në një intervistë për kanalin zyrtar të Formulës 1, Ljuis Hemilton, piloti i “Mercedes”-it, për shokun e tij të skuadrës, Xhorxh Rasëll. Ky i fundit ka bërë këtë vit debutimin e tij, mëse të kënaqshëm deri në këtë pikë, me skuadrën gjermane. Nga mesi i sezonit, përballja mes Hemiltonit dhe Rasëllit është bërë më e barazpeshuar.
Sidoqoftë, në fillim të vitit 2022, fillestari ishte shumë më i qëndrueshëm se 7-here “kampioni i botës”. Numri 44 është në rritje, por e vë theksin te paraqitja e Rasëllit, teksa thotë: “Ai bëri një punë të shkëlqyer, mori pikë të vlefshme për ekipin dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Ka kaq shumë potencial në vete dhe është në vendin e duhur për ta zhvilluar atë, pavarësisht nga prania ime apo jo.”
“ Marrja e tij në skuadër ishte një veprim i duhur nga ana e ekipit”, – ka përfunduar Ljuis Hemilton, piloti i “Mercedes”-it, duke folur për shokun e tij të skuadrës, Xhorxh Rasëll.