Formula 1 / Hamilton rikthehet “i frikshëm, mosha nuk e tremb britanikun

Share Button

AlbanianSport.com 28/02/2022 16:25

ASNN – Britaniku nuk stepet nga 37 vitet që mban mbi supe. Ljuis Hemilton tregon edhe njëherë synimet e tij për titullin e kampionit në Formula 1, edhe pse është tashmë 37 vjeç. Britaniku dha kohën më të shpejtë në testet e Barcelonës duke treguar se ai është ende në formë. Rishfaqja e Hamiltonit në Barcelonë ishte shqetësuese, falë disa deklaratave që tregonin dëshirën për hakmarrje me të cilën rikthehet në skenë 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

“Nëse mendoni se ky ishte niveli im më i mirë, prisni dhe shikoni”, – e bëri të qartë Ljuisi. Britaniku është i bindur se ka ende mundësinë për të provuar të bëhet më i miri i të gjitha kohërave në Formula 1, edhe pse ka mbushur tashmë 37 vjeç. Shifra duket e parëndësishme, veçanërisht kur në pistë ndodhet edhe Fernando Alonso me 40 vitet e tij. Megjithatë, Helmut Marko, këshilltar i “Red Bull”-it, e cilëson moshën si faktorin kyç që mund të kushtëzojë planet e Hamiltonit këtë sezon.

“Edhe pse ka më pak se një vit që kur Ljuisi bëri një gjysmë të dytë të pabesueshme të sezonit, vështirë se mund ta imagjinoj se ai mund të vazhdojë të drejtojë një makinë garash në këtë nivel ende edhe për shumë kohë, – thotë Marko. – Tani ai ka arritur nivelin e tij më të lartë dhe mosha po hyn dalëngadalë në lojë.” Por besimi i Hemiltonit te skuadra është i madh, sidomos në përfundim të testeve në Barcelonë, ku Mercedesi i britanikut i shtangu të gjithë në fund.

“Ne nuk bëjmë gabime dhe megjithëse ka gjithmonë rrezik, unë i besoj ekipit tim 100%. Njerëzit e fabrikës tonë janë shumë inteligjentë”, – tha 7-herë “kampioni i botës”, pas testeve në Barcelonë, ku nuk ndjeu epërsinë e dukshme në asfalt, të makinës së tij, ashtu si më parë.  Ato në Bahrein do të jenë 3 ditët e fundit që skuadrat do të duhet të rregullojnë më mirë difektet e makinave të tyre, përpara se semaforët të fiken për herë të parë në të njëjtën skenë më 20 mars.

Dhe atje, Majkëll Masi nuk do të jetë më drejtor garash, pasi u shkarkua për shkak të të gjitha polemikave në Abu Dhabi që shpallën Maks Verstapenin si kampionin e ri të Formulës 1.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh