AlbanianSport.com 01/05/2020 22:25
ASNN – Duke se edhe në fund të pistës së saj po duken rrezete dritës së shpresës. Gara e Çmimit të Madh të Hungarisë, e parashikuar për muajin gusht, mund të zhvillohet vetëm pa praninë e shikuesve, kanë thënë të premten përmes një deklarate organizatorët e saj.
Gara në pistën e “Hungaroringut” duhet të mbahet më 2 gusht, por të enjten, autoritetet në Hungari ka thënë se ngjarjet me më shumë se 500 pjesëmarrës nuk mund të organizohen deri më 15 gusht 2020. “Tani është e qartë se çdo garë e Formulës 1 në Hungari mund të mbahet vetëm pa praninë e shikuesve”, – kanë thënë organizatorët.
Formula 1 planifikon të fillojë edicionin në fillim të korrikut në Austri, pa shikues. Gara e dytë synohet të jetë ajo në Silverstoun, me kushte të njëjta. Ende nuk është publikuar kalendari i ri, pas anulimit dhe shtyrjes së shumë garave. Madje gara në Hungari mund të shtyhet për më vonë në gusht, duke marrë për bazë faktin që më shumë se 1000 persona do të jenë të pranishëm, edhe pa pasur asnjë shikues në tribuna.