Formula 1 / Flasin protagonistët pas garës “së çmendur” malajziane

Share Button

moto-gp-flamur-malajzi-2016

Gjergj Vyshka 03.10.2016 13:20

Fitore e dyfishtë e Red Bull”-it në Malajzi, Riçiardo merr suksesin e katërt. Në xhiron e 41-të është tërhequr Ljuis Hemiltoni, të cilit i ka marrë flakë motori i makinës dhe këtu ka përfituar australiani, që së bashku me Verstapenin, kanë ndarë vendin e parë dhe të dytë dje
Flasin pilotët pas përfundimit të garës së Malajzisë:

S. Fetel (Ferrari) – “Gara nuk ka zgjatur shumë. E kisha nisur shumë mirë dhe doja të kaloja sa më shpejt Verstapenin në frenim. Makina përpara ishte e “Mercedes”-it, pikërisht Rosbergut. Isha duke hyrë nga brenda, por nuk kam arritur të shkëputem dhe të shmangia përplasjen. Në këtë pikë nuk mund të bëja më shumë, isha në krah të Maksit dhe kam bërë më të mirën e mundshme në frenim. Por kam rrëshqitur pak si shumë dhe kam goditur Rosbergun. Verstapeni më ka thënë “i çmendur”?! Nuk komentoj.”
K. Raikonen (Ferrari) – “Mungonte diçka në kohë në çdo xhiro. Pastaj kam dëmtuar dhe makinën në fund kur Rosberg më ka prekur. Nuk mund të bënim më shumë.”
D. Riçiardo (Red Bull) – “Ka qenë një garë shumë e nxehtë. Hemilton ka ikur menjëherë në krye, pastaj ka pasur atë problem. Nuk jam vetëm një që besoja tek suksesi, por ka shkuar gjithçka si në Montekarlo dhe kam marrë fitoren”.
M. Verstapen (Red Bull) – “Kemi shtyrë nga fillimi deri në fund. Ka qenë një garë e vështirë dhe e lodhshme. Si ndihem? Tani, pasi kam pirë shampanjën e podiumit, themi që jam rizgjuar”.
N. Rosberg (Mercedes) – “Mendova që pas kthesës së parë se gjithçka do të përfundonte. Ka qenë një reagim shumë i madh që të mbërrijë në podium. Prisja një ditë më të mirë, por shkon dhe më mirë kështu. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh