AlbanianSport.com 12/06/2018 08:50
ASNN – Kur padashje modelja Uini Harlou ka nisur të tundë flamurin e katrorëve bardhezi, apo të shahut ndryshe, një xhiro përpara përfundimit të Çmimit të Madh të Montrealit në Formulën 1, skuadrat dhe pilotët në Kanada kanë mbetur pak të befasuar.
Një situatë kaotike që për fat nuk ka ndikuar në rezultatin final të Çmimit të Madh të Kanadasë. Të zënë ngushtë dhe Federata Botërore e Formula 1 dhe Çarli Uiting, drejtori i garës.
“Gjithçka ka lindur nga një komunikim i gabuar me zyrtarët e garës, të cilët kujdesen për fillimin dhe përfundimin e saj, – ka rrëfyer ai. – Menduan që ndoshta ajo ishte xhiroja e fundit.”
“Por kush e ka dhënë këtë sinjal nuk ka menduar ndoshta diçka, çfarë do të ndodhte sikur të ndalonin të gjithë. Gabimi është i rëndë, duhet të punojmë më mirë, por ama Formula 1 administrohet nga qenie njerëzore”, – përfundoi Uiting.