Formula 1 / Feteli: U tremba në xhiron e fundit se mos hynin tifozët në pistë

Share Button

AlbanianSport.com 11/06/2018 19:55

ASNN – “U shqetësova, sepse mendova që tifozët mund të hyjnë në pistë për të festuar, ndërkohë që ne vazhdonim me shpejtësi maksimale”. Kështu ka deklaruar piloti gjerman i “Ferrari”-t, Sebastian Fetel, duke iu referuar incidentit kur flamuri i finishit u valëvit gabimisht një xhiro para përfundimit zyrtar të garës. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe emocionet e kësaj gare, që u zhvillua të dielën, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Fituesi i Çmimit të madh të Kanadasë, Sebastian Fetel, tha se ai ishte i shqetësuar sepse mendoi që tifozët e pranishëm në cirkuitin e Formula 1 do të futeshin në pistë, kur flamuri i finishit u valëvit gabimisht një xhiro para përfundimit zyrtar të garës. Dhe, në fakt, rezultati përfundimtar i garës u shpall duke u mbështetur në 68 xhiro dhe në 70 xhirot zyrtare, pasi modelja Uini Harlou e valëviti flamurin më herët se ç’duhej kur Feteli kaloi vijën e xhiros së fundit.

Harlou tha se “ajo thjesht po ndiqte udhëzimet”, kurse piloti gjerman tha se ai dërgoi një mesazh në radio për këtë episod, duke shpresuar se do të parandalonte çoroditjen e shkaktuar. “Fatmirësisht, ne kishim komunikim në radio, fatmirësisht kishin numeratorin e xhirove në makinë dhe tabela e pistës ishte e saktë, – tha gjermani i “Ferrari”-t pas garës. – Por, sikur të mos i kishim këto, atëherë ti e heq këmbën nga gazi dhe, duke qenë në kryesim, pret që kështu të bëjnë edhe të tjerët.”

“U shqetësova, sepse mendova që tifozët mund të hyjnë në pistë për të festuar, ndërkohë që ne vazhdonim me shpejtësi maksimale, – ka vijuar ai. – Në fakt, edhe disa nga marshallët e garës filluan të valëvisnin flamujt e festës, por unë i thashë skuadrës në radio që gara nuk ka përfunduar, dhe ata ma konfirmuan, duke më thënë “jo, jo, nuk ka përfunduar… vazhdo, jepi akoma…” Por çoroditja përfshiu edhe pilotët pas tij, teksa Kimi Raikonen frenoi fillimisht, duke e rritur më pas shpejtësinë kur e kuptoi se nuk ishte xhiroja e fundit e duke penguar në ato çaste Karlos Sainzin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh