Formula 1 / Feteli: “Ferrari”, për t’u dëshmuar mjaft më mirë se kaq!

Share Button

AlbanianSport.com 10/10/2018 16:50

ASNN – “Ferrari” u duk se kishte epërsi në betejën për titull gjatë mesit të sezonit, por gjithçka më pas “e mori lumi”, pasi një sërë gabimesh të pilotëve dhe të skuadrës, i hapën derën “Mercedesit” dhe Ljuis Hemiltonit të fitojë 6 nga 7 garat e fundit. Por Sebastian Feteli thotë se synimi i “Ferrarit” për garat e mbetura të 2018-ës në Formula 1 është që të dëshmojë se është mjaft më i mirë sesa dështimet e garave të fundit.

Sebastian Feteli thotë se synimi i “Ferrarit” për garat e mbetura të 2018-ës në Formula 1 është që të dëshmojë se është mjaft më i mirë sesa dështimet e garave të fundit. “Ferrari” u duk se kishte epërsi në betejën për titull gjatë mesit të sezonit, por gjithçka më pas e mori lumi, pasi një sërë gabimesh të pilotëve dhe të skuadrës, i hapën derën “Mercedesit” dhe Ljuis Hemiltonit të fitojë 6 nga 7 garat e fundit.

Çmimi i Madh i Japonisë fundjavën e shkuar ishte një tjetër dështim i pafalshëm, madje bosi i “Ferrarit”,  Mauricio Arrivabene e kritikoi ashpër skuadrën e tij për atë gabim të papranueshëm në zgjedhjen e gomave për një pistë të thatë gjatë provave zyrtare. Hemiltoni tanimë mund ta sigurojë titullin e kampionit të botës që në garën e radhës, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse ishte fillimisht 8 pikë prapa Fetelit dhe tanimë shijon një epërsi prej 67-pikësh në vetëm 7 gara. Edhe vetë gjermani e pranoi se “Ferrari” kishte shkuar dëm një mundësi të shkëlqyer, por këmbënguli se skuadra është më e zonja sesa duket. “Unë mendoj dhe besoj që kemi një potencial të madh në këtë skuadër”, – tha piloti i “Ferrarit”.

“Padyshim, javët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë ne dhe nuk duhet të ishim këtu. Por ja që jemi dhe kjo ka ndodhur për një arsye. Por ne duhet të shohim përpara, sepse, edhe pse javët e fundit kanë qenë vështira, shpirti brenda skuadrës është ende i fortë dhe e gjithë skuadra ka qëndruar pozitive në gjithçka. Ne e dimë që kemi një potencial të madh dhe këtë duhet ta dëshmojmë në garat që kanë mbetur, për të treguar se jemi mjaft më të zotët se kaq”, – përfundoi piloti gjerman i “Ferrarit”, Sebastian Fetel.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh