Formula 1 / Fetel: “Ferrari” duhet t’i bëjë më mirë “detyrat e shtëpisë”

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2019 17:15

ASNN – Piloti gjerman, i pakënaqur, përtej vendit në podium në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë. “Ferrari” duhet t’i bëjë më mirë detyrat e shtëpisë, pas një paraqitje jo dhe aq të mirë në Çmimin e Madh të Hungarisë. I këtij mendimi është piloti gjerman i skuadrës italiane, Sebastian Fetel, i cili mori vendin e 3-të në këtë garë. Sikundër i gjithë ky sezon i Formulës 1, edhe gara e Hungarisë u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Feteli këmbëngul se ai “provoi gjithçka” me qëllim që të arrinte një rezultat të mirë të dielën në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, por, ndonëse siguroi për të dytën garë radhazi podiumin, gjermani nuk ishte i lumtur, sepse mbërriti në finish më shumë se një minutë pas fituesit të garës, Ljuis Hemiltonit. 4-herë “kampioni” i botës bëri një nga paraqitjet më të mira të 2019-ës në garën e Gjermanisë, duke dhënë shpresë se piloti i “Ferrarit” do të vinte me një tjetër mendësi dhe formë në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku ai pati triumfuar në 2017-ën.

Por, pasi dështoi të bënte një sfidë për nisjen nga vendi i parë në provat zyrtare të së shtunës, gara e së dielës për “Ferrarin” uy shndërrua në një betejë vetmitare midis Fetelit dhe Sharl Lëklërkut për shkallën më të ulët të podiumit. Gjermani e fitoi atë betejë, duke qenë se kishte garuar më gjatë dhe duke i lejuar atij të përfitonte nga gomat e buta për fazën finale të garës, çka i mundësoi atij të parakalonte shokun e tij të skuadrës drejt fundit të garës. “Qartësisht që nuk mund të jem i lumtur, sepse nuk ishim të shpejtë në këtë garë, – tha piloti i “Ferrarit” pas garës.

“Të humbësh 60 sekonda në 70 xhiro është mbase e drejtë dhe kjo është ajo që na mungoi. Mbase ne nuk zgjodhëm strategjinë më të shpejtë, por, në tërësi, ne nuk ishim mjaftueshëm të shpejtë, prandaj kemi shumë detyra shtëpie për të bërë. Nuk është se kjo na erdhi papritur, Sepse ne e dinim që më parë, kështu që është në dorën tonë që ta zgjidhim këtë çështje brenda dy muajve të ardhshëm, me shpresën se mund të bëjmë ndryshimin nga fundi i vitit”, – përfundoi piloti gjerman i “Ferrarit”, Sebastian Fetel, duke folur pas përfundimit të garës së Hungarisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh