Formula 1, “Ferrari”, “verë e vjetër, në shishe të vjetër”, premtim bosh për 2021-shin

Share Button

AlbanianSport.com 21/12/2020 21:50

ASNN – Duket se edhe në 2021, nuk do të ketë asnjë ndryshim në makinën “Ferrari”. Covid-19-ta, e detyroi FIA-n të shkurtojë buxhetin edhe për vitin e ardhshëm. Me shumë pak ndryshime në makinë, te skuadra italiane janë të vetëdijshëm që nuk do të ketë ndonjë diferencë të madhe, nga paraqitja e sezonit që sapo përfundoi. Drejtori sportiv i “Ferrarit”, Loront Mekis pohoi se skuadra italiane ka pasur “arritje të vogla, por shumë të rëndësishme” gjatë një sezoni të trazuar të Formula 1 në vitin 2020, duke ofruar shpresë se mund të kthejë fatin e saj në 2021.

Në vitin 2020 “Ferrari” pati sezonin e vet më pak konkurrues në historinë e kohëve të fundit. Vendi i gjashtë si skuadër, në kampionatin e konstruktorëve ishte rezultati më i keq i skuadrës që nga viti 1980. Pilotët Sharl Lëklerk dhe Sebastian Fetel, arritën të siguronin vetëm 3 podiume së bashku, ndërsa ekipi vuante nga mungesa e paraqitjes aerodinamike dhe motorit me “SF1000”. Tani “Ferrari” ka një shans për të prezantuar një njësi të re të energjisë për fillimin e sezonit 2021.

Por rregullat e FIA-s, që ka ndaluar shpenzimet pas krizës së shkaktuar nga Covid-19, do të thotë që skuadrat do të duhet të vazhdojnë të përdorin shasinë e tyre aktuale edhe për sezonin e ardhshëm. Zhvillimi aerodinamik është i lejuar, por ndryshimet e mëtejshme domethënëse në makina, janë të kufizuara. Përkundër mundësive më të kufizuara për të rregulluar në mënyrë drastike makinën, “Ferrari” është i bindur se ka nxjerrë mësime të vlefshme që do të mbarten në vitin 2021.

“Kishte arritje të vogla, shumë domethënëse, që nuk u vërejtën sepse ishim në anën e pasme, – tha drejtori sportiv Mekis. – Por që shpresojmë se do të na bëjë më të fortë në sezonin e ardhshëm”. Ai shpjegoi që Ferrari e kuptoi që më herët që sezoni 2020 do të ishte “jashtëzakonisht i vështirë”, por të detyruar nga kufizimet nga e Covid-19, nuk kishin se ç‘të bënin më shumë për të korrigjuar makinën.”

““Jemi të vetëdijshëm që na duhet më shumë kohë për të sjellë në pistë një makinë konkurruese. Ndaj me siguri ajo do të vijë në 2022”, – ka përfunduar drejtori sportiv i “Kokëkuqes”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh