AlbanianSport.com 21/07/2022 20:25
ASNN – Formula 1 kthehet në Francë për një fundjavë që premton të jetë e nxehtë dhe jo vetëm nga temperaturat e larta që kanë përfshirë gjithë Evropën. Në garën e 12-të të këtij botërori, Lëklerk synon të ngushtojë diferencën prej 38 pikësh në renditje me Verstapenin. Formula 1 kthehet në Francë për një fundjavë që premton të jetë e nxehtë dhe jo vetëm nga temperaturat e larta që kanë përfshirë gjithë kontinentin e vjetër.
Në garën e 12-të të këtij Botërori, Lëklerk synon është kundër Verstapenit dhe kundër traditës. Një mision dyfish i ndërlikuar, ky që e pret Sharl Lëklerkun dhe “Ferrari”-n në këtë fundjavë në garën e Francës. Pas suksesit në Çmimin e Madh të Austrisë, “ferraristi” duhet të fillojë të ngushtojë diferencën prej 38 pikësh në renditje ndaj kryesuesit Maks Verstapen. Si dhe t’i japë një pikë kthese historisë së këtij Botërori në favorin e vet, pikërisht me garën e dytë “të shtëpisë”, pas asaj në Montekarlo.
Deri tani Lëklerkut nuk i ka ecur fare, si në Monaco ashtu edhe në Francë. Garat këtu kanë qenë pronë e Verstapenit. Ndaj duhet një pikë kthese për pilotin e “Ferrari”-t edhe këtu në Francë. Dy fitore radhazi tregojnë për një “Ferrari” të ringjallur. Me fundjavën e vetme të pushimit në një korrik të ndezur nga 4 gara, në pesë të dielat e tij, Formula 1 kthehet në pistën “Pol Rikard” për “raundin” e 12-të të Kampionatit Botëror, të parafundit para pushimit veror.
Por pista franceze, nuk është një nga më të pëlqyerat nga pilotët dhe publiku. Në këtë garë, nga ajo e Austrisë, kuotat e “Ferrari”-t janë rritur, në sajë të një Leklerku, autor të 3 parakalimeve ndaj rivalit të tij, holandezit Maks Verstapen. Gjithashtu, makinat janë nën vëzhgimin e Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA) për reagimin e tyre në ndryshimet që duhet të bëjnë për të eliminuar efektin e mbiquajtur “porpoising”, vibrimin apo tundjen e makinës.