AlbanianSport.com 26/01/2020 19:05
ASNN – Kreu i skuadrës italiane, Matia Binoto, zbulon zonat ku do të ndërhyhet në makinë. “Ferrari” e mbylli sezonin e kaluar të Formulës 1 me Sharl Lëklerkun dhe Sebastian Fetelin përkatësisht në vendin e 4-t dhe të 5-të në renditjen e pilotëve, ndërsa titullin e “kampionit të botës” e fitoi Ljuis Hemiltoni me Mercedes”-in e tij. Sidoqoftë, ata shpresojnë se një ndryshim i qasjes do t’i japë skuadrës epërsi ndaj “Mercedes”-it përgjatë sezonit të ardhshëm.
Kreu i skuadrës së italiane, Matia Binoto thotë se skuadra e tij ka ndryshuar pikën qendrore të makinës të tyre për vitin 2020. Inxhinierët e skuadrës së “Ferrari”-t do të përqëndrohen më shumë në kontrollin e forcës qendërikëse, duke e ruajtur të pandryshuar shpejtësinë. “Ferrari” kishte me një diferencë të madhe me motorin e rivales gjermane “Mercedes” dhe shpejtësia në vijë të drejtë ishte më e lartë se rivalët, ndonëse betejat u humbën në pjesët e tjera të pistave.
“Kokëkuqja” fitoi vetëm tre gara në sezonin 2019, ndërsa “Mercedes”-i rrëmbeu si titullin e pilotëve, ashtu edhe atë të konstruktorëve, për të 6-tin vit radhazi. “Makina jonë vitin e ardhshëm po synon një kontroll më të madh të forcës qendërikëse, – tha Binoto. – Dhe duke pasur më shumë kontroll, pilotojmë më mirë. Ne nuk presim që të jemi aq të shpejtë sa kemi qenë dhe kemi ndryshuar, mjaft, motorin tonë, për sa i përket strukturës dhe cilindrit.”
“Por ky është një rishikim thelbësor dhe në sezonin e ri synojmë që të kemi më tepër sukses me këtë motor”, – ka përfunduar kreu i skuadrës së italiane, Matia Binoto