Formula 1 / “Dorëzohet” FIA, rritet me 1.2 milionë $ buxheti i skuadrave

Share Button

AlbanianSport.com 19/07/2022 17:15

ASNN – Tashmë, më shumë mundësi për të rritur fuqinë motorike. Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) ka vendosur të rrisë kufirin e buxhetit tavan për skuadrat e Formulës 1. Shtohen me 1.2 milionë dollarë shpenzimet për rritjen e nivelit të makinave. “Ferrari”, “Mercedes”-i dhe “Red Bull”-i janë gati për të bërë ndryshimet e radhës. Pas muajsh mosmarrëveshjesh dhe polemikash rreth ndikimit të inflacionit në kufirin e kostos së Formula 1, është miratuar më në fund një rezolutë, në prag të Çmimit të Madh të Austrisë.

Ky sport supozohet se e ka konkurrencën midis pilotëve në pistë dhe midis njerëzve të zgjuar që projektojnë dhe drejtojnë makinat e tyre. Asnjëherë nuk ishte menduar se do të ishte një garë edhe mes kontabilistëve financiarë. Formula 1 për momentin është në një situatë të mirë ekonomike sepse ka vendosur një kufi kostoje, që i frenon shpenzimet. Po të mos ishte vendosur ky kufi nga FIA, atëherë me siguri që disa skuadra do të ishin larguar nga F1. Edhe investitorët e kanë më të lehtë të përfshihen në këtë sport.

Tani u vendos rritja prej 3.1% të kufirit të shpenzimeve të tyre. Gjë që do t’u krijojë një hapësirë të vogël skuadrave për të lëvizur. Kufiri bazë i kostos për vitin 2022 ishte 140.0 milionë dollarë amerikanë, të cilave iu shtuan 1.2 milion duke bërë një total prej 141.2 milionë dollarësh. Tre shpenzuesit më të mëdhenj mirëpritën rritjen prej 3.1%, edhe pse donin një shifër më të madhe. “Ishte pozitive sepse morëm një vendim të mirë, – tha Matia Binoto i “Ferrari”-t. – Disa ekipe tashmë e kishin shkelur kufirin buxhetor këtë vit dhe gjetja e një kompromisi ishte e rëndësishme.”

“Eshtë një rrije e paktë e buxhetit por pozitive”, – përfundoi italiani. “Sigurisht që ndihmon, – tha Kristian Horneri i “Red Bull”-it. – Mendoj se kjo rritje është shumë për disa skuadra por nuk mjafton sërish për skuadrat kryesore. Megjithatë ishte një çështje që gjeti një terren të mesëm. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me këtë vit, ka të bëjë edhe me vitet pasuese gjithashtu. Kështu që unë mendoj se ishte gjëja më e mirë për t’u bërë.” Nga drejtuesit e 3 skuadrave të mëdha, Toto Volfi ishte ndoshta më pak entuziasti.

“Shumë pak për skuadrat e mëdha, mendoj, – tha austriaku i “Mercedes”-it. – Për shkak se çmimet e energjisë, inflacioni dhe transporti i mallrave po rriten në qiell. Është shumë për skuadrat e vogla. Dakort. Por sërish kjo rritje e buxhetit nuk zgjidh problemet tona.” Ekziston rreziku se nëse vetëm një ose dy skuadra e kalojnë kufirin e ri, dhe të tjerët luajnë lojën dhe provojnë se është e mundur të qëndrosh poshtë tij, atëherë autoritetet e larta të Formulës 1 mund të mos jenë shumë dashamirës. Ky është rreziku me të cilin do të përballen tashmë skuadrat e mëdha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh