AlbanianSport.com 02/11/2021 21:25
ASNN – Formula 1 në Botërorin e 2022 do të pësojë shumë ndryshime. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ros Braun. Sipas administratorit të deleguar të Formulës 1, sezonin e ardhshëm do të shtohet numri i garave “sprint”, si dhe do të shikohet sistemi i dhënies së pikëve për më shumë pilotë. Ajo që është më e rëndësishme, makinat do të pësojnë ndryshime të mëdha. Kështu, formati i garës “sprint” do të konfirmohet në vitin 2022 dhe do të pësojë disa modifikime, nga numri i garave deri në sistemin e dhënies së pikëve.
Lajmi e ka dhënë Ros Braun, ndërsa ishte duke folur me mediat e specializuara të Formulës 1. Ai ka lënë të kuptohet se gara “sprint”, e cila përcakton nisjen e pilotëve në garë, e eksperimentuar këtë sezon në Silverstoun dhe Monza, do të aplikohet edhe në Botërorin e 2022-shit. Aktualisht është një format eksperimental, i cili do të aplikohet për herë të fundit në 2021, në Brazil. Por administratori i deleguar i Formulës 1 ka thënë se suksesi i arritur deri këtu, i ka bindur kompaninë pronare “Liberty Media” dhe Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).
Por edhe skuadrat dhe tifozët që ta prozojnë garën “sprint” edhe për Botërorin e ardhshëm. Vendimi përfundimtar do të merret në dimër, kur të specifikohen edhe të rejat e fundit të edicionit të ardhshëm. Që për momentin parashikon një seancë kualifikuese të premten për të përcaktuar nisjen në garën “Sprint” të së shtunës. Në të cilën radha e nisjes për garën e së dielës përcaktohet pas 17 xhirove të kryera në garën sprint të së shtunës, dhe do të jepen 3 pikë për të parin, 2 për të dytin dhe 1 për të 3-tin.
Numri i garave që do të përdorin garën “sprint” për sezonin 2022 do të rritet me 6 të tilla, nga 3 që ishin në 2021-shin. Më pas Brauni ka dhënë edhe lajmin e mirë për të gjitha skuadrat, që në 2022 të gjitha makinat njëvendëshe do t’i nënshtrohen një revolucioni të plotë, por sigurisht brenda rregullave të përcaktuara. Risitë do të prekin edhe sistemin e pikëve, që do të do të thotë se do të shtohet numri i pilotëve që do të marrin pikë, do të shikohet përcaktimi i nisjes nga vendi i parë, por edhe emri i eventit.