Formula 1 / Binoto “pranon” faktin: I lumtur me dy pilotët që kemi

Share Button

AlbanianSport.com 09/10/2019 20:05

ASNN – Përkundër asaj që mendojnë të gjithë, Binoto e sheh Lëklerkun dhe Fetelin si kombinimin perfekt për të arritur suksesin, megjithëse kundërshtojnë filozofinë e tij, atë të pilotit lider dhe pilotit ndihmës. Deri në vitin 2020, Feteli dhe Lëklerku do të vazhdojnë bashkëjetesën te “Ferrari”. Por duhet parë fillimisht si do shkojnë deri në fund të këtij sezoni. “Ferrari” është ekipi që po merr iniciativën gjatë fundjavave, me strategji fituese, të cilat jo gjithmonë funksionojnë mirë, e me dy pilotë që parakalojnë njëri-tjetrin me ose pa dëshirë.

Skuadra është ajo që po luan me të dy pilotët e vet, si me Lëklerkuun, ashtu edhe me  Fetelin. Tek “Mercedes”-i, ata përdorin Bottas si ndihmës, për të bllokuar sulmet e rivalëve, ndërsa Hemiltoni fiton, tek “Red Bull”-i nuk mund ta krahasosh askënd me Verstapenin. Ndërkohë, që ajo që po ndodh me dy pilotët e vet, është një nga argumentet që po ngacmojnë “Maranelon” për vitin 2020. “Unë jam shumë i lumtur me pilotët që kemi, është një kombinim i përsosur midis përvojës dhe një të riu të talentuar”, – thotë kreu i skuadrës italiane.

“Për Sharlin është thelbësore që të kemi Sebastianin dhe unë mendoj se ne nuk po bëjmë gabim. Mendoj se ne e kuptojmë atë që duhet të bëjmë dhe nuk e shoh atë si problem apo kufizim”, – justifikohet Binoto, një avokat i fortë i skemës lider-ndihmës, por që është i detyruar të bëjë një përjashtim, tani për tani. Ndërsa për të ardhmen përtej vitit 2021 nuk ka dyshim, Lëklerku është i zgjedhuri. Finalja e sezonit për makinën “SF90” është gjithashtu emocionuese: 4 nisje radhazi nga vendi i parë dhe një ritëm për të fituar gjithashtu 4 gara, megjithëse ato mbeten 3.

Makina e sezonit të ardhshëm është gati dhe duket se nuk ka shumë përmirësime nga ajo e sivjetshmja. Tashmë për “Ferrari”-n mbetet ta mbyllin sezonin 2019 me më shumë pikë sesa në vitin 2019. Gjithashtu, në garat e mbetura skuadra e kuqe do të vazhdojë të tregojë forcën e saj me zemërimin e katër herë kampionit të botës dhe shpejtësinë e gjeniut nga Monako. Por si do jetë 2020 për “Ferrari”-n me këta dy pilotë, mbetet për t’u parë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh