Formula 1 / Binoto: Lëklerkun + Verstapenin? Nuk duam “dy gjela në kotec”!

Share Button

AlbanianSport.com 17/09/2019 20:20

ASNN – Largimi i Fetelit nga “Ferrari” është i qartë tashmë. E skuadra italiane po kërkon pilotin që do të bashkohet Lëklerkut për Botërorin e 2021-shit. Binoto ka përjashtuar mundësinë e ardhjes së Verstapenit, duke u shprehur se “dy gjela në një kotec nuk mund të rrinë”. Ata duan një dyshe si Hemilton-Botas tek “Mercedes”-i, një pilot të parë të shkëlqyer dhe një tjetër ndihmës që fiton dhe merr pikë. Kështu, Matia Binoto ka filluar të mendojë për skuadrën e së ardhmes tek “Ferrari”, pra pilotin që do t’i bashkohet Sharl Lëklerkut.

Por ai ka hedhur poshtë mundësinë e ardhjes së Maks Verstapenit në 2021-shin. “Lëklerku dhe unë mund të ishim në të njëjtin ekip, – ka thënë holandezi. – Unë nuk them se nuk mund të ketë konflikte, por nuk do të ishte si Hemiltoni dhe Rosbergu dikur tek “Mercedes”-i.” Me një finesë që nuk përputhet me agresivitetin që ai shfaq në timonin e makinës së tij “RB15”, Maks Verstapeni nuk e humbi mundësinë që ofroi Sebastian Feteli në Çmimin e Madh të Italisë, për ta lënë veten të dashurohet nga “Skuderia” italiane.

Sepse sipas gjasave, Feteli do të largohet nga “Maranelo” sezonin e ardhshëm. I pyetur në lidhje me këtë propozim, Matia Binoto jo vetëm që ka përjashtuar plotësisht hyrjen  e holandezit në skuadrën italiane, por ai ka shprehur bindjen e tij për të përsëritur modelin aktual të “Mercedes”-it, me Ljuis Hemiltonit dhe Valteri Botasin, ku britaniku është piloti i parë i shkëlqyeshëm dhe finlandezi një pilot që mund të fitojë garat dhe të shënojë shumë pikë për kampionatin. “Unë erdha këtu te “Ferrari” në kohën e Mikael Shumakerit, kur Rubens Barrikelo ose Felipe Masa ishin pranë tij”, – ka thënë Binoto.

“Unë mendoj se duhet të kemi një shofer të shkëlqyeshëm të parë dhe një shofer tjetër që mund të fitojë garat dhe të shënojë pikë, – ka vijuar kreu i skuadrës italiane të Formulës 1. – Diçka si Hemiltoni dhe Botasi. Dy pilotë së bashku, pasi Maksi dhe Sharli krijojnë vështirësi për administrimin e ekipit.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh