AlbanianSport.com 01/01/2018 20:00
ASNN – Formula 1 me një tjetër pistë, më 2020-ën edhe Hanoi pret spektaklin që ofron gara e makinave. Formula 1 është një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në garën me makina dhe realisht një veprimtari që prodhon spektakël dhe jo vetëm, sepse ristitë teknologjike shënojnë cdo vit surpriza të reja.
Krahas shumë pistave nëpër botë, nga viti 2020 parashikohet që Formulës 1 t’i shtohet edhe një pistë tjetër. Pas Malajzisë dhe Singaporit, në Azinë Juglindore do të ndërtohet një tjetër pistë për garat e shpejtësisë. Dhe qyteti pritës do të jetë pikërisht Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit.
Ka qenë vetë regjimi komunist i vendit të madh aziatik që ka rënë dakord për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në qytet dhe nga viti 2020 e në vazhdim do të organizohet edhe Çmimi i Madh i Vietnamit. Për vendin komunist do të jetë një mënyrë për të përmirësuar imazhin dhe njëherësh për të fituar nga ana ekonomike.
Ka qenë vetë qeveria e Vietnamit që reklamoi lajmin me shumë bujë, duke ia kaluar në dhënien e informacionit edhe Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). “Qyteti i Hanoit, – thuhet ndër të tjera në njoftim, – ka arritur të marrë nga FIA, lejen për të zhvilluar një garë të Formulës 1, të vlefshme për Botërorin duke nisur nga muaji prill i vitit 2020.”