AlbanianSport.com 09/03/2020 23:30
ASNN – Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1 do të bëhet me spektatorë. Organizatorët e garës së parë të parë të Botërorit të Formulës 1, e programuar për në 15 prill në Melbërn, e kanë përjashtuar mundësinë për t’u zhvilluar pa publik, për shkak të koronavirusit.
Kreu ekzekutiv i “Australian Grand Prix Corporation”, organizmit që qeveris këtë garë, Endrju Uestakot ka konfirmua se gara australiane, do të bëhet me tribunat plot me tifozë, ndryshe nga ajo e Bahrainit. “Kur shikon 86,000 njerëz që mbushin mjediset e kompleksit “Albert Park”, do të thotë se duhet të marrim vendime të arsyeshme e të vazhdojmë përpara.”
“Jeta vazhdon por gjithnjë duke marrë masat e duhura në situatën që po kalojmë”, – ka përfunduar numri 1 i cirkuitit australian. Ky është një lajm i mirë për të gjithë të apasionuarit e Formula 1, duke parë situatën kaotike që ka shkaktuar frika nga koronavirusi, gjë që ka shkaktuar pezullimin dhe anullimin e shumë garave, ndeshjeve dhe eventeve të tjera sportive anembanë botës.