Formula 1 / “Alpine” bën 100 km e para të provës në Silverstoun

Share Button

AlbanianSport.com 04/03/2021 16:35

ASNN – Makina e re “Alpine”, ka bërë xhirot e para testuese për 2021. Ka qenë Sebastian Okon në timonin e” njëvendëshes”, që ka kryer 100 km në pistën e Silverstounit. Drejtuesit e skuadrës theksojnë se makina ka disa ndryshime, në shashi dhe motor, të cilat do të duken vetëm në garë. Kështu, “Alpine” bëri debutimin me makinën “A521” në pistën britanike, teksa në timon ishte Esteban Okon dhe jo Fernando Alonso. Piloti spanjoll do ta drejtojë atë për herë të parë javën e ardhshme në provat e Bahreinit.

Në një takim ku ishin të pranishme edhe disa media, drejtori teknik që ka bërë shasinë e makinës, Pat Fraj, e përcaktoi ditën e testit të Ocon, si të mirë. Ato 100 kilometra që u bënë, treguan riafirmimin se montimet në shasi kanë qenë të sakta. Tani, duhet përgatitur makina për testet zyrtare të para-sezonit në Sakhir, nga data 12, deri më 14 mars.  Prodhuesit mezi mund të modifikonin makinën me rregullat e vendosura në 2020-ën, ndërsa në 2021-shin u lejuan vetëm dy  ndryshime.

Fraj nuk konfirmon se ku i kanë përdorur këto ndryshime. “Kjo është çështje parimi”, – thotë ai. Megjithatë, inxhinjeri ka treguar diçka në pjesën e poshtme të makinës dhe kanalet e frenave, si zonat më të ndjeshme në aerodinamikën e vitit 2021. “Ne ende nuk e kemi rikuperuar të gjithë ngarkesën e humbur me rregulloret e reja, por gjithsesi, zgjidhja që kemi gjetur, mbetet për t’u provuar”, – tha Fraj. Në pjesën e njësisë së fuqisë, politika e shtyrjes së motorit të ri deri në vitin 2022 është befasuese.

Kjo përkon me ndryshimin e madh rregullator në Formula 1 dhe mbajtjen e një evolucioni të dizajnit të mëparshëm në 2021-shin. Për këtë gjë, Rémi Tafë’, drejtori i motorëve “Renault”, thotë: “Ne duhet të merrnim vendimin vitin e kaluar, gjatë izolimit. Unë e pranoj se mund të kishim bërë mirë dhe do të preferoja të kisha motorin (e ri) të 2022-shit që në 2021-shin”. Inxhinieri francez, i pranishëm në sukseset e Alonso në këtë ekip 15 vjet më parë, pohon se ata do të kenë një motor të përmirësuar në mes të vitit 2020.

Motor që siguron “më shumë rendiment, pa specifikuar shifrat, siç është hapi që do të hidhej gjatë një sezoni “, dhe “konsolidon besueshmërinë”. Për vitin e ardhshëm, ai thotë se mund të kthehen në konceptin e motorit “Mercedes” me turbo të ndarë, të cilin “Ferrari” po studion gjithashtu. Skuadra e re “Alpine” po punon shumë edhe në aspektin e shpejtësisë maksimale, gjë që u vu re edhe në 2020, në disa gara të paraardhëses së saj, “Renault”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh