Folklorizëm kuqezi, Vlora, Kamza & Bajram Curri, “Qytetar nderi” për Kombëtaren & Dukën

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-ekipi

AlbanianSport.com 23.10.2014 14:35

ASNN – Politika kërkon që të përfitojë sa më shumë nga ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri. I pari e bëri Lulzim Basha, që një ditë pas ndeshjes e nderoi ekipin Kombëtar me titullin “Mirënjohja e Qytetit. Këtë shembull e ka ndjekur edhe Bashkia e Vlorës, Kamzës dhe Bajram Currit. Me motivacionin për mbrojtjen e flamurit dhe simboleve kombëtare edhe Këshilli bashkiak i Vlorës në një mbledhje jashtë radhe miratoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për ekipin kombëtar dhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Në motivacion shkruhet: “Për atë që bënë në fushën e blertë të Beogradit që u kthye në fushën e dinjitetit tonë kombëtar. Ata luftuan për mbrojtjen e simboleve tona kombëtare, luftuan si në një luftë të vërtetë, sepse lufta e vërtetë është lufta për mbrojtjen e flamurit dhe flamuri e ka shtëpinë në Vlorë dhe Vlora ka Ismail Qemalin, vlonjati që së bashku me Isa Boletinin fluturuan mbi Beograd dhe turpëruan Serbinë”. Edhe Bashkia e Kamzës ka nderuar Kombëtaren me titullin “Qytetar Nderi”, edhe pse ekipin ynë nuk është person fizik.

Ndërsa Bashkia e Bajram Currit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana. Kjo mund të shfrytëzohet politikisht nga Federata Serbe e Futbollit, e cila mund të argumentojë se futbollistët tanë janë nderuar nga politika shqiptare për veprime politike në Beograd. Bashkia e Qytetit të Vlorës ka shpallur “qytetarë nderi” futbollistët e kombëtares shqiptare dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Për këtë qëllim u zhvillua një mbledhje e posaçme e Këshillit Bashkiak, gjatë së cilës, kryetarja e këtij këshilli, Evisa Lushi ka propozuar që të nderohen futbollistët e kombëtares shqiptare dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me titullin “qytetar nderi i qytetit” të Vlorës. Kryetarja Lushi ka nënvizuar faktin se nuk ka vend më të mirë se Vlora, qyteti ku Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë, të ndihen të nderuar pikërisht ata që mbrojtën flamurin në stadiumin e Beogradit.

Të 27 këshilltarët e pranishëm votuan pro këtij propozimi te Bashkisë Vlore dhe kryetares së Këshillit Bashkiak, Evisa Lushi. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka siguruar të gjithë, se në datën 28 nëntor 2014, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, futbollistët do të jenë prezent në Vlorë për të marrë titullin nderi i qytetit të Vlorës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh