Flet Dragan Xhajiç: Në Beograd nuk u luajt futboll me Shqipërinë

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-sherri-02

Gjergj Vyshka 17.04.2015 11:10

Legjenda serbe e futbollit: “Nëse nuk luajnë shqiptar në kampionatin tonë, kjo është faji i politikës vendëse”. Dragan Xhajiç, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit serb dhe ballkanas, në vitet 60-70, në një rrëfim ekskluzive për mikrofonin e paketës sportive me pagesë, “SuperSport”, tregon jo vetëm karrierën e tij, por dhe ngjarjet që kanë ndodhur në stadiumin e Partizanit të Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, atje ku Serbia priste kombëtaren tonë. Ai njihet si një prej simboleve të klubit më në zë të futbollit serb, Crvena Zvezda, që në vitin 1991 fitoi në Bari Kupën e Kampioneve.

Një sukses që Xhajiç e cilëson si më të madhin e futbollit ballkanas. Crvena Zvezda ka qenë një klub që ka marrë trofe shumë të rëndësishëm, dhe jo vetëm brenda kampionateve të ish-Jugosllavisë, por gjithashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Një klub që ka fituar në Evropë, por dhe që ka luajtur në finalen e Kupës Ndërkontinentale në Tokio. Xhajiç kujton gjithashtu dhe përballjet e dikurshme me kombëtaren shqiptare, por dhe sfidat me Trepçën dhe Prishtinën në periudhën e kampionatit të ish-Jugosllavisë.

“Një herë kam luajtur në Tiranë për eliminatoret e Evropianit dhe fituam me rezultatin 2-0, ndërsa në kthim kemi fituar 4-0 në Beograd, – ka deklaruar ai për median në fjalë. – Me pas nuk jemi ndeshur më. Atmosfera ka qenë e mirë, përfaqësuesja jugosllave në atë kohë ishte shumë më mirë se ajo e Shqipërisë. Mbaj mend që në atë kohë Panajot Pano luante për Shqipërinë dhe ishte një ndër futbollistët më të mirë të përfaqësueses tuaj. Kur unë luaja ka pasur një sërë lojtarësh në zë nga Kosova që luanin në kampionatin kombëtar të Jugosllavisë për Trepçën, Prishtinën.”

“Ashtu siç ka edhe sot një numër të madh lojtarësh shqiptarë, apo dhe serbë që luajnë për klube të njohur evropiane, – ka vijuar legjenda e futbollit serb. – Gjithmonë kur shoh ndonjë ndeshje jam kurioz për lojtarët që luajnë në janë nga Tirana, apo Prishtina, por që asnjëherë nuk ka pasur probleme në atë kohë në ndeshjet e luajtura qoftë në Prishtinë, apo Beograd. Përballjet kanë qenë gjithnjë të forta, plot emocion dhe njëherë në një ndeshje midis Crvena Zvezda dhe Trepçes, që u zhvillua ne Mitrovicë, në një stadium të mbushur plot, fituam me vështirësi 1-0.”

Në Kategorinë Superiore të Shqipërisë aktivizohen shumë lojtarë serbë, në ndryshim kjo nga kampionati serb, ku nuk gjen asnjë shqiptar të vetëm. Për Xhajiçin faji për këtë është dhe i politikës. “Nuk mund të shprehem shumë për këtë, pasi ky është një problem politik, jo sportiv, – thekson ai. – Një çështje që politika duhej t’i jepte zgjidhje, por përderisa të jetë e përfshirë edhe në sport është e vështirë që futbollistë nga Kosova, apo Shqipëria, të luajnë në Serbi. Besoj se askush nuk do të donte që kjo të ndodhte, por që nuk mund të them më shumë”.

Ndeshja e 14 Tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë krijoi jo pak tension mes dy vendeve, dhe jo vetëm në planin futbollistik. Serbët vitet e fundit kanë qenë shpeshherë nën akuzë për dhunën e tifozëve të tyre, sidomos në derbin mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës. Për Xhajiçin dhuna e derbit, por dhe ngjarjet e Serbi-Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me lojën. “Partizani i Beogradit dhe Crvena Zvezda janë dy ekipet simbol të Serbisë dhe gjëra të tilla ndodhin pasi gjithmonë krijohet atmosferë, emocion edhe nga media”, – ka pohuar ish-futbollisti.

“Nuk është e bukur te ndodhin gjëra të tilla në sport. Këtu të gjithë mendojnë se Serbia është e dëmtuar, që i janë marrë 3 pikët dhe që do t’i kushtojnë mos kualifikim për më tej, ndërsa Shqipërisë kërkon pikët e saj. Nuk do të doja që të jem unë gjykatës, sepse nuk mund të gjykoj unë. Gjithë ndeshja ka pasur shumë emocion, pasi ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat, por mendoj që diçka do të ndodhte edhe sikur të mos ishte droni. Disa do të thonë qe fajtorë ishte Shqipëria, disa të tjerë organizatorët që e kanë lejuar një gjë të tillë. Është fati i keq që ajo ndeshje nuk mundi të zhvillohej, por tani është e kotë qe të flitet më”, – ka përfunduar Xhajiç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh