Flasin titullarët kuqezi, Gjimshiti & Cikalleshi: I pësuam shumë lehtë golat

Share Button

AlbanianSport.com 02/09/2021 23:55

ASNN – Titullarët kuqezinj, Berat Gjimshit dhe Sokol Cikalleshi, analizojnë humbjen e së të enjtes në Varshavë. “Sigurisht që rezultati 1-4 është shumë i thellë, por prapë jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë, sidomos në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Nuk mbaj mend një ndeshje që kemi luajtur kaq mirë”, – ka deklaruar Gjimshiti, duke folur pas ndeshjes.

“Kemi bërë dy gabime në standarde e kemi pësuar dy gola kot, ajo më ka acaruar me shumë, nuk di a ishte faull te i treti, – ka vijuar ai. – Ishim në lojë, por pësojmë gola shumë thjeshtë. E dinim edhe golin e parë, që e bëjnë këtë skemë me topin e gjatë dhe prapë pësuam gol Janë gabime që në ndeshje nuk duhet të pësojmë se ajo ndryshon lojën.”

“Është shumë të themi vijmë nga humbja në humbje, – ka vijuar mbrojtësi kuqezi. – E fundit ishte miqësore ndaj Republikës Çeke, që ishte e fortë në Evropian, morëm pikët që duhej të fitonim me dy ekipet. Sot ishim përgatitur mirë e bëmë ato gabime që nuk duhej të bënim.” Pas ndeshjes ka folur edhe Sokol Cikalleshi, i cili shënoi golin e vetëm për Shqipërinë në që kuqezinjtë pësuan në transfertë ndaj Polonisë.

“Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarde, arritëm të barazonim, kishim raste edhe për të shënuar e kaluar në avantazh, por fati nuk deshi dhe mendoj që duke pësuar me goditje standarde, më vjen keq se edhe i kemi përpunuar, duke pësuar kështu bie morali i ekipit, – ka deklaruar ai. – Rezultati tregon që ndoshta nuk e meritonim.”

“Por duhet të shohim para e përmirësohemi, kemi punë për të bërë, – ka vijuar futbollisti kavajas. – Mendoj që në këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më sulmues, por duke bërë këtë futboll, krijohen shumë hapësira mbrapa, dhe rreziku është pjese e kësaj taktike dhe mendoj e duke tentuar të luajmë më shumë në sulm, mund të pësojmë me këtë mënyre.”

“Mendoj se kemi strukturën dhe mënyrën tonë të lojës, në grup në sulme, mbrojtje, edhe pse sulmojmë me pikatore, kemi pikën tonë të fortë dhe sot nuk treguam këtë, – ka theksuar shtatlarti kuqezi, që ka spikatur në javët e para të Superligës turke të futbollit me skuadrën e Konjasporit. – Në dhomat e zhveshjes të gjithë çunat ishin shumë të mërzitur.

“Dhe patëm edhe biseda mes nesh se 4 gola janë shumë edhe pse nuk e meritonim ndoshta këtë rezultat, 4 gola janë shumë dhe nuk kemi as kohë e do të duhet të rigjejmë ndeshjen shpejt pas 3 ditësh, të bëjmë ndeshjen mirë, të jemi grup i fortë, por 4 gola janë shumë dhe uroj që në të ardhmen të bëjmë përmirësime e të rritemi”, – ka përfunduar sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh