AlbanianSport.com 28.10.2015 11:40
ASNN – Flamurtari ka probleme me pagat dhe lojtarët e kanë nisur bojkotin,me shpresën se klubi bregdetar do të reflektojë dhe të japë pagesat që u takojnë futbollistëve vlonjatë.
Por gjendja nuk duket e mirë dhe terreni është bërë i padurueshëm edhe për trajnerin Stanisllav Levi, i cili po planifikon ta braktisë skuadrën vlonjate.
Levi, i shquar për seriozitet dhe si një trajner që di të trajnojë mjaft mirë, duket e do të marrë vetë vendimin për të ikur. Kjo për shkak të situatës së rëndë dhe aspak premtuese për vazhdimësinë.
Kuqezinjtë do të luajnë në fundjavë ndeshjen e radhës, por nuk dihet nëse trajneri çek, Levi, do të jetë në krye të grupit apo në stol ditën e takimit.