AlbanianSport.com 05.01.2016 17:35
ASNN – Flamurtari do të drejtohet deri në fund të këtij sezoni futbollistik nga trajneri Zekerija Ramadani. Ai ka qenë trajner i Shkupit për 3 sezone dhe e ka ngjitur këtë skuadër në kategorinë më të lartë të kampionatit maqedonas. Kështu, Zekerija Ramadani është trajneri i ri i Flamurtarit.
Ai vjen nga Shkupi, vend në të cilin është formuar si trajner dhe ka një përvojë 3-vjeçare në drejtimin e skuadrës së këtij qyteti duke e ngjitur në kategorinë më të lartë, të kampionatit maqedonas, gjë që i mungonte Shkupit prej 13 vitesh. Ai është prezantuar para mediave nga drejtori i klubit vlonjat, Ardi Behari.
Trajneri Ramadani ka premtuar se do të punojë me përkushtim për të arritur objektivat e klubit që janë ngjitja në renditje e Flamurtarit dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Zekerija Ramadani ka qenë futbollist i Flamurtarit në sezonin 2010-2011. Ai ka nënshkruar një kontratë me klubin Flamurtari deri në fund të këtij sezoni.
Në bazë të rezultateve të arrijë do të ketë mundësi rinovimi të kontratës.