AlbanianSport.com 13.08.2015 07:05
ASNN – Ka marrë fund çështja e tre lojtarëve të Flamurtarit, Veliu, Vucaj dhe Arbri. Të tre lojtarët e kishin dërguar çështjen e tyre në DZHK, dhe vetëm dje kanë arritur të marrin përgjigje mbi seancën gjyqësore.
Pas përfundimit të procedurave, të tre lojtarët kanë fituar çështjen e tyre përballë ekipit të Flamurtarit, dhe tashmë ata janë të lirë. Veç kësaj, klubi vlonjat do t’i shlyejë ish-lojtarëve të saj tashmë edhe pagat e prapambetura të cilët lojtarët pretendojnë se nuk i kanë marrë.
Mesfushori Erjon Vucaj me shumë mundësi, do të transferohet tek ekipi i Tiranës, pra do të vishet bardheblu për sezonin e ri.