Gjergj Vyshka 05.05.2017 12:30
Vlonjatet kanë mundur Tiranën në finalen e katërt, 60-52, dhe janë konfirmuar si triumfatore prej vitesh të koshit shqiptar të femrave. Pjesa e parë ka nisur me dy pikët e shënuara nga Tirana, e cila kërkon të shkëputet, ndërsa ka thelluar deri në 6 pikë epërsi 12-6 dhe 15-9. Por Flamurtari arrin që, pjesën e parë ta mbylli në barazim 19-19.
E dyta është një Flamurtar ndryshe, i cili vë diktatin e vet në parket, ndërsa shkëputet në 30-26 dhe më pas shkon dhe në 10 pikë diferencë. Në fund të pjesës së dytë, e cila ka përfunduar 18-10 për Flamurtarin, janë shënuar shifrat 37-29 për vlonjatet. Edhe pas pushimit dy pikët e para i takojnë Tiranës.
Por vlonjatet ruajnë ritmin dhe në fund të pjesës së 3-të janë në epërsi 50-40. Pjesa e 4-t ka një Tiranë që kërkon të barazpeshojë, kurse Flamurtari, me qetësi e duke luajtur mirë në mbrojtje dhe në sulm, arrin të shkojë deri në 14 pikë epërsi. Në përfundim 60-52 dhe festa ka shpërthyer në Pallatin e Sportit në Vlorë, sepse Flamurtari e ka merituar titullin e 21-të “kampion”.
Flamurtari 60 (3)
Tirana 52 (1)
(19-19, 18-10, 13-11, 10-12)
Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Kostallari, Hasanaj, Mitov, Plasa, Hysaj, Palko, Nikpajljeviç, Çorto. Trajner: V. Toska
Tirana: Aliaj, Milovanoviç, Përmeti, Hoxhaj, Gjoni, E. Bujari, G. Bujari, Jaçe, Dishnica, Popoviç, Jankoviç, Radiç. Trajner: R. Avrami
Gjyqtarë: G. Cici, O. Kasmi (Tiranë), E. Hoxhaj (Vlorë)