Adriatik Balla 07.06.2015 14:25
Mesfushori dhe zv/kapiteni i vlonjatëve, Bruno Telushi, sezonin e ardhshëm, madje që në ndeshjet e tureve eliminatore të Ligës së Evropës, mund të jetë pjesë e skuadrës së Kukësit.
24-vjeçari Telushi është një nga lojtarët që ka spikatur në rolin e vet në Superiore, duke fituar edhe simpatinë e presidenti i skuadrës kuksiane Safet Gjici, i cili e vlerëson mjaft mesfushorin vlonjat.
Telushi është aktualisht në kulmin e karrierës dhe ka treguar një formë të mirë sportive në kampionatin e kaluar në radhët e skuadrës vlonjate kuqezi, ku ka zhvilluar 31 ndeshje dhe shënuar 4 gola.
Nga sa përflitet, drejtuesit e klubit “Flamurtari” nuk e kanë më në planet e tyre për sezonin e ri dhe Telushi pritet të largohet.