AlbanianSport.com 05.11.2014 09:45
ASNN – Ernestino Ramela është trajneri i ri i Flamurtarit. Italiani vjen në krye të skuadrës vlonjate pas shkarkimit të Ernest Gjokës dhe stafit të tij pak ditë më parë, për shkak të rezultateve të dobëta. Ramela ka drejtuar më parë skuadrën e Komos në Itali dhe Kiason në Zvicër.
Flamurtari ka tashmë trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Ernestino Ramela, i cili është prezantuar në prani drejtuesve më të lartë të klubit vlonjat, së bashku me stafin e tij teknik. Administratori i skuadrës së futbollit, Flamurtari, Sinan Idrizi ka thënë se Ramela është zgjedhur midis 8 trajnerëve që po shqyrtoheshin.
Ndërsa trajneri italian, i cili ka disa ditë që ndjek skuadrën e Flamurtarit në stërvitje është shprehur se është i kënaqur me formën që kanë lojtarët dhe shpreson në rezultate të mira. Ernestino Ramela dhe dy ndihmesit e tij kanë drejtuar më parë skuadrën e Komës në Itali dhe Kiason në Zvicër.