Gjergj Vyshka 15.10.2016 22:55
Vlonjatët e Flamurtarit, të cilët sezonin e kaluar kanë shpëtuar në “play-out”” teksa eliminuan Superiorin në 3 ndeshje, ishin në fushë sa për të thënë në takimin e vlefshëm për javës së parë të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga.
Nuk është më Kaso, Mino, Todi e Beko. E nga skuadra e vjetshme kanë mbetur pak lojtarë, të cilët nuk kanë forcën për ta marrë përsipër Flamurtarin. Madje në momente të caktuar ka edhe konflikt mes Sotirit e Kollovit, aq sa Birçaj, edhe duke e ditur se ishin të pranishëm mediat, u ka kërkuar të përmbahen.
Luhet në Superligë dhe Liçaj luan me fanellën me Nr. 5 që ka në shpinë emrin e Kasos, ndërsa Kasimi e ka krejtësisht fanellën ndryshe nga të tjerët. Dhe ndodh kështu sepse një ekip Kategorie Superiore në basketboll për meshkuj nuk ka më shumë se sa 90.000 lekë në total mujor, që nuk vlejnë për asgjë.