AlbanianSport.com 12.08.2015 16:40
ASNN – Ka nisur dje shtrimi i tapetit në stadiumin e Flamurtarit. Ka qenë një proces i gjatë dhe voluminoz që është kryer në stadiumin e Vlorës, ndërsa tapeti i fushës pritet të jetë cilësor.
E punimet për shtrimin e më pas fusha që të vijë në nivelin e duhur e detyrojnë Flamurtarin që fillimin e kampionatit ta luajë jashtë Vlorës. Dhe vetëm në javën e tretë, Flamurtari pritet të kthehet në shtëpinë e tij, teksa do të presë Laçin.
Duke parë problematikat që kishte ish fusha, kjo aktualja, pas punimeve të kryera, është ngritur rreth 15 cm. Dhe fusha e stadiumit Flamurtari tashmë nuk ka asnjë shans për t’u përmbytur.
Tashmë nis faza e fundit dhe pas pak ditësh fusha do të jetë me një pamje krejt të re.