Flamurtari mund Tiranën 2-0, trajneri Daja fiton ndaj “ish-ndihmësit” Mema

Share Button

AlbanianSport.com 22/10/2018 22:05

ASNN – Tirana humbi por nuk e meritoi, Flamurtari fitoi por nuk e meritoi. Java e 9-të e Kategorisë Superiore u mbyll sot në mbrëmje me ndeshjen Flamurtari-Tirana, e cila u fitua nga vlonjatët me rezultatin e ngushtë 1-0. Ishte një ndeshje pa shumë ritëm, me mjaft gabime në pasime nga të dyja skuadrat dhe ku diferencën e bëri goli i Danilo Alveshit në minutën e 72-të.

Një gol që erdhi më shumë për faj të Tiranës që gaboi nga një shpërqendrim i momentit, sesa nga ndonjë meritë e skuadrës vlonjate.Sa i takon ndeshjes, në këtë përballje më mirë luajti Tirana, e cila veçanërisht në pjesën e parë krijoi më shumë raste shënimi dhe ishte në tërësi më këmbëngulëse. Por ajo shpërdoroi dhe nuk kishte saktësi në goditjen përfundimtare.

Tirana e humbi këtë ndeshje, por në mënyrë të pamerituar. Nga ana tjetër, Flamurtari e fitoi këtë duel, por në mënyrë të pamerituar. Vlonjatët zhvilluan një prej ndeshjeve më të dobëta të këtij sezoni, por fituesi nuk gjykohet, sepse skuadra kuqezi mori tri pikë që e çojnë në 14 pikë, njëlloj me Teutën që mban vendin e 5-të. Theksojmë gjithashtu se trajneri Ardian Mema e nisi me humbje aventurën e tij në krye të bardhebluve.

Ai humbi duelin me homologun Ilir Daja, me të cilin deri pak ditë më parë drejtonin së bashku pikërisht Flamurtarin. Humbja nuk e dëmton Memën, madje ai vetë tha pas ndeshjes se pavarësisht humbjes skuadra ishte prezantuar mirë dhe në aspektin e lojës kishte bërë përparime.

 

Kampionati Kombëtar

i Futbollit 2018-2019

 

Kategoria Superiore

 

Java e 9-të

 

Të shtunën:

Laçi – Teuta                           0-3

Kastrioti – Kukësi                 1-2

 

Të dielën:

Skënderbeu – Kamza          2-0

Partizani – Luftëtari              2-1

 

Të hënën:

Flamurtari – Tirana               1-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         Pikë

  1. Partizani        22
  2. Skënderbeu  19
  3. Kukësi            16
  4. Laci                 16
  5. Teuta              14
  6. Flamurtari      14
  7. Tirana               8
  8. Kamza              7
  9. Luftëtari           6
  10. Kastrioti   4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh