Gjergj Vyshka 11.03.2015 08:50
Basketbolli shqiptar i të rejave ka zhvilluar këtë fundjavë javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar të tij. Dhe Flamurtari vazhdon të jetë kryesuese, por që këtë javë ka fituar në “tavolinë”.
Ka ndodhur kështu, sepse nuk është paraqitur Tirana, ndërsa kjo nuk është fort normale për një kampionat. Aq më tepër që edhe herë të tjera kanë ndodhur fitore “të arritura” “në tavolinë”.
E kjo e shëmton garën, sepse nuk e bën fort normale atë. Ndërkohë bie në sy fitorja e thellë e Elbasanit ndaj Superior Klimës me një diferencë prej 31 pikësh, sikurse ka ndodhur dhe me Apoloninë, e cila ka mundur me 43 pikë diferencë Vlora Basket.
Në përfundim Flamurtari edhe pas javës së 12-të është përsëri në krye të renditjes me 20 pikë, që kanë ardhur nga 10 fitore në 10 ndeshje. Apolonia mban vendin e dytë, me 19 pikë pas 11 ndeshjes të luajtura.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 12-të
(8 mars 2015)
Elbasani – Superior Klima 70-39
Flamurtari – Tirana 20-0 (në tavolinë)
Apolonia – Vlora Basket 73-30
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 10 10 0 692-337 20
- Apolonia 11 8 3 757-525 19
- Elbasani 10 7 3 746-482 17
- Tirana 10 5 5 463-484 14
- Vlora Basket 11 3 8 397-635 14
- Vllaznia 10 3 7 469-632 13
7. Superiori Klima 10 0 10 313-650 10