AlbanianSport.com 08.02.2015 09:15
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur dje një tjetër takim të javës së tij të 15-të dhe Flamurtari ka bërë mirë “detyrat e shtëpisë”, duke fituar me shifrat 80-55 në Vlorë ndaj Vllaznisë. Kampionet në fuqi, që drejtohen nga trajneri Viron Toska, e kanë gdhirë kështu të dielën si kryesuese të renditjes, me 26 pikë, dy më tepër sesa rivalja për titull, Apolonia, e cila sot ndeshet me Tiranën në Durrës.
Kjo është një ndeshje mjaft interesante, duke patur parasysh se për fieraket pritet të debutojë përforcimi më i fundit, amerikania Aleksis Lov, e prezantuar dje në një konferencë për shtyp në kryeqytet. Në takimin tjetër të javës, Përmeti është mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun, ndërsa Elbasani është pushim. Ndërkaq, të premten, Kamza Basket ia ka dalë të jetë fituese ndaj Studentit.
Nga një pjesë e parë në humbje 11-13, në një pjesë të dytë në fitore 13-11 dhe të dyja skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me barazimin 24-24. Diferenca ka ardhur në pjesën e tretë për vajzat e Avramit, të cilat duke fituar 15-4 janë shkëputur në 39-28.
Studenti bën përpjekje për përmbysur. Ia ka arritur të fitojë pjesën e katërt 5-12, por në fund është Kamza Basket fituese e ndeshjes, në shifrat 44-40, duke marrë kështu suksesin e tretë të sezonit
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 15-të
(6-8 mars 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Studenti 44-40
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia 80-55
Të dielën:
Skënderbeu – Përmeti ora 11:00
Apolonia – Tirana ora 16:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 14 12 2 1163-812 26
- Apolonia 12 12 0 1051-683 24
- Tirana 12 9 3 961-759 21
- Studenti 14 6 8 851-806 20
- Skënderbeu 12 7 5 831-830 19
- Elbasani 13 6 7 874-962 19
- Vllaznia 14 3 11 929-1017 17
- Kamza Basket 13 3 10 724-847 16
- Përmeti 12 0 12 543-1097 12