AlbanianSport.com 30.10.2014 22:05
ASNN – Rezultatet e dobëta të javëve të fundit u ka kushtuar disa prej pjesëtarëve të stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të Flamurtarit, pas bordi drejtues i klubit vlonjat të futbollit ka marrë masa drastike.
Sipas një komunikate të shkurtër për shtyp, të shpërndarë pasditen e së enjte, drejtuesit e Klubit të Futbollit “Flamurtari” kanë shkarkuar nga detyra stafin teknik të skuadrës vlonjate së bashku me trajnerin e saj Ernest Gjoka.
I vetmi person që i ka shpëtuar shkarkimit është trajneri i portierëve, Luan Birçe, i cili do të kryesojë përkohësisht detyrën e trajnerit të skuadrës. Përveç kësaj, sipas komunikatës për shtyp të klubit vlonjat, janë pezulluar pa afat edhe 5 lojtarë të formacionit bazë, Franc Veliu, Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Polizoi Arbri dhe Bici.
Skuadra e Flamurtarit e nisi me fitore sezonin e ri në Kategorinë Superiore, madje duke qenë pjesë e ekipeve kryesuese, por humbja e pikëve në 5 javët e fundit e ka zbritur ekipin vlonjat në vendin e 6-të me 13 pikë, 8 më pak se dyshja kryesuese, Tirana dhe Partizani.