AlbanianSport.com 21/10/2018 16:35
ASNN – Një tjetër shqetësim i shtohet Flamurtarit në prag të duelit me Tiranën. Ish-trajneri Stanislav Levi ka fituar gjyqin në FIFA me klubin vlonjat dhe kuqezinjtë duhet të nxjerrin nga arkat e tyre plot 100 milionë lekë për të shlyer trajnerin çek.
Një gjë e tillë është publikuar nga e përditshmja sportive shqiptare “Panorama Sport”, e cila shkruan se Levi ka pasur një kontratë të rregullt dhe largimi që i ka bërë klubi nuk ka qenë korrekt.
Dhe për këtë arsye edhe FIFA, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin, i ka dhënë të drejtë trajnerit Stanislav Levi, i cili e ka drejtuar skuadrën e Flamurtarit për disa muaj në vitin 2016.
Në atë periudhë, kur e larguan Levin, pati mjaft zyrtarë në klub që ngritën zërin, duke thënë se largimi ishte i padrejtë. Ndërkohë, bashkia e Vlorës i ka nisur një shkresë zyrtare klubit dhe presidencës, ku i kërkon të hartojë një listë me pagesat që ka bërë për borxhet e prapambetura.
Por mes palëve duket se nuk ka mirëkuptim, përderisa problemet vijojnë të jenë të mprehta. Çështja e borxheve të prapambetura ka prej kaq vitesh në Vlorë që nuk po gjen zgjidhje.