AlbanianSport.com 22/11/2018 12:15
ASNN – Dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Partizanin kanë qenë të mjaftueshme, duke patur në konsideratë faktin se luhet edhe përballë ekipit që kryeson renditjen. Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, e ka cilësuar një ndeshje të rëndësishme, por edhe të vështirë, duke patur parasysh faktin se luhet një sfidë mjaft delikate.
Ashtu si kundërshtarit i duhet fitorja për objektivat e veta, ashtu edhe Flamurtarit i duhet fitorja për të shkuar sa më lart në renditje. Traineri Daja ka folur edhe për mungesat si Siljanovski dhe Alvesh, por do të jetë gati Kale, të cilin e ka cilësuar si një blerje të re dhe mjaft të rëndësishme në këtë periudhë.
Ndërsa fakti që luhet të premten në orën 18:00 padyshim pritet të sjellë edhe sa më shumë sportdashës në shkallët e stadiumit. Dhe pikërisht në këtë sfidë duhet që publiku të marrë kënaqësi nga skuadra e vet. Vjen me statusin e një “ish”-i në fushën e lojës mesfushori Idriz Batha, i cili luan përballë të kaluarës së vet.
Ai ka komentuar se në ndeshje të tilla nuk ka nevojë për motivim shtesë, gjithçka vjen natyrshëm në fushë. Luhet përballë Partizanit dhe Batha kërkon 3 pikët. Edhe përballë ish-të kaluarës së vet, për çdo lojtar ndeshje ndaj ish-skuadrave ku kanë luajtur kanë ndodhur përherë.
Në Vlorë janë duke u kryere dhe përgatitjet e fundit,me fushën që është tashmë në gjendje optimale, ndërsa takimi do të luhet ditën e premte në orën 18:00.