AlbanianSport.com 25.08.2015 23:35
ASNN – Mbrojtësi Entonio Pashai braktisi dy ditë më parë Tiranën për të kaluar në radhët e Flamurtarit të Vlorës. Zyrtarizimi u bë dje dhe 29-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Stanislav Levi për ndeshjet e këtij sezoni.
Lëvizja ndodhi për faktin e ekipi vlonjat nuk kishte një qendërmbrojtës të mirëfilltë pas dëmtimit të kosovarit Debatik Curri. Për pasojë, Pashai gjeti hapësirën e duhur dhe zyrtarizimi u bë shumë shpejt.
Më herët qendërmbrojtësi ka qenë për shumë vite pjesë e Tiranës, por aktivizimi i tij ka qenë i çrregullt. Gjithsesi, përvoja dhe forca mund të bëjnë diferencë dhe Flamurtari mund të jetë një mundësi e mirë për të.