AlbanianSport.com 31.07.2016 09:50
ASNN – Flamurtari ka barazuar 1-1 në miqësoren e luajtur dje pasdite në “Niko Dovana” të Durrësit ndaj Teutës vendëse. Ishte miqësorja e dytë për vlonjatët, ndërsa sot pritet që skuadra të zhvendoset në Slloveni, atje ku do të vazhdojë pjesën tjetër të periudhës përgatitore. Në këtë miqësore Magani e ka nisur lojën me këtë formacion: Bejte – Peqini, Injatoviç, Kuqi, Hoxhaj – Radoviç, Telushi, Zeqiri, Fazliu – Shkodra – Bushiç.
Durrsakët kanë zhvillua një pjesë të parë të kënaqshme dhe në pjesën e dytë ajo aktivizoi të gjithë lojtarët e rinj, së bashku me ata që janë në provë. Edhe skuadra e Flamurtarit ka ndërruar gjysmën e ekipit në pjesën e dytë për të parë formën e lojtarëve të rinj në skuadër. Për t’u evidentuar është fakti se vlonjatët në 45 minutat e dyta i janë afruar golit me anë të Lukasit dhe Tenushit.
Por ato që kalojnë në epërsi ishin durrsakët, me anë të Emiljano Mustës në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë trajneri Magani ka aktivizuar edhe Danilo Alveshin, Berishën, Markun, Beqajn dhe Idrizajn. Madje ky i fundit ka fituar dhe 11-metërsh, që e ka kthyer në gol më pas Danilo Alvesh dhe të dy skuadrat janë ndarë në paqe në Durrës.
Tashmë seria e miqësoreve pritet të rritet në Slloveni, ndërsa pas kësaj miqësoreje në Durrës pritet që Flamurtari të ketë me vetë skuadrën që do të përballojë sezonin e ri. Kështu të paktën pretendon trajneri Gugash Magani.