AlbanianSport.com 05/08/2019 19:05
ASNN – Ish-futbollisti arrin marrëveshjen me administratorin Sinan Idrizi. Kështu, do të jetë Gerd Haxhiu trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Ish-lojtari i skuadrës vlonjate tashmë në rolin e timonierit, e konfirmuar vetë këtë në rrjetet sociale, duke theksuar se ka marrë përsipër për të çuar përpara një projekt të ri dhe ambicioz.
Kështu, ai kthehet në Kategorinë Superiore pas 2 vitesh mungesë. Gerd Haxhiu është trajneri i ri i Flamurtarit dhe këtë klubi vlonjat e njoftoi në faqen zyrtare. Haxhiu do të drejtojë një skuadër në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar pas 2 vitesh. Ekipi i fundit që ai ka drejtuar ishte Korabi, gjatë sezonit 2016-2017.
Ndërkaq, nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me nisjen e kampionatit, pasi problemet financiare të disa klubeve përfshi Flamurtarin po e vështirësojnë situatën.