Flaka olimpike vijon rrugëtimin, por shumë pikëpyetje 100 ditë para nisjes

Share Button

AlbanianSport.com 14/04/2021 17:10

ASNN – Flaka olimpike është në rrugëtimin e saj nëpër Japoni dhe atletët në të gjithë botën po zhvillojnë stërvitje, por 100 ditë para se të ngrihet sipari i “Tokio 2020”, organizatorët ende përballen me sfida të mëdha. Rritjet e numrit të të infektuarve me “Covid-19”, në Japoni, ka krijuar pasiguri nëse Olimpiada mund të bëhet apo jo këtë verë.

Është vendosur që, për herë të parë nuk do të ketë tifozë të huaj, e infeksionet në rritje në Tokio kanë bërë që pjesë të tjera të Japonisë të jenë nën masa kufizimesh të reja. Përkundër kësaj, organizatorët dhe zyrtarët olimpikë vazhdojnë ende të deklarojnë të sigurt, se Lojërat Olimpike do të mbahen. Japonia nuk do të kërkojë që pjesëmarrësit në Olimpiadë të vaksinohen.

Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka siguruar doza të vaksinës kineze për atletët në vendet që nuk kanë mundur të vaksinohen. Rritja e numrit të të infektuarve me “Covid-19” në të gjithë Japoninë e kanë detyruar qeverinë të forcojë kufizimet vetëm disa javë pasi ato u hoqën, duke bërë që edhe garat kualifikuese të ndërpriten. Të mërkurën, kreu i Shoqatës Mjekësore të Tokios paralajmëroi që infeksionet në rritje mund ta bëjnë zhvillimin e Lojërave “me të vërtetë të vështirë”.

Pavarësisht nga problemet, organizatorët e “Tokio 2020” vazhdojnë të thonë se ata janë të sigurt se do të ofrojnë lojëra të sigurta. Ata kanë shpërndarë broshura që përshkruajnë masat anti-virus, të cilat do të rifreskohen më vonë gjatë këtij muaji. Duke shpresuar të qetësojnë frikën e publikut, që ende është kundër zhvillimit të Olimpiadës verore.

Mijëra atletë dhe pjesëmarrës të tjerë olimpikë që vijnë nga jashtë do të jenë në gjendje të kalojnë karantinën dhe nuk u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit. Por atletëve do t’u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e tyre, të qëndrojnë vetëm në Fshatin Olimpik gjatë garave të tyre dhe të përballen me testimin e rregullt të virusit “Covid-19”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh